Legjenda e Anglisë “kapet” keq me Shaqirin: Lojtarë si ai nuk mund t’i kem në ekip!

Legjenda e Anglisë, Gary Neville, ka sulmuar sulmuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, duke e quajtur “joprofesional”.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, nuk i ka ndalur kritikat për lojtarin me origjinë shqiptare.

“Nuk jam tifoz i Shaqirit, të jem i sinqertë. Të flasim drejtë, këtë sezon ai e distancoi veten nga lojtarët e tjetër të Stokes”.

shaqa 90

“Nuk ishte aspak profesional sezonin e kaluar, padyshim”.

“Ai mund të shpikë nga asgjëja golin e vitit, dhe të luajë një ndeshje fantastike, por gjithashtu mund ta kesh për 3 ndeshje radhazi dhe të mos bëjë asgjë, vetëm të sillet kot nëpër fushë”.

“Lojtarë si ai, unë nuk mund t’i kem në ekip” – deklaroi Nevill.