Leart Paqarada asiston në fitoren e Sandhausenit (VIDEO)

 Leart Paqarada vazhdon me paraqitje të mira me Sandhausenin në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Kosovës, sot ka asistuar në fitoren 2:0 ndaj Dynamo Dresdenit.

Ai asistoi në golin e parë të shënuar nga Wooten në minutën 8, shkruan Gazeta Olle.

Edhe këtë herë, Paqarada luajti tërë ndeshjen.

Nurnbergu i Enis Alushit mundi 2:0 Union Berlinin e Eroll Zejnullahut. Alushi nuk ishte fare në protokoll shkaku i lëndimit, dhe ky nuk është sinjal i mirë për përzgjedhësin, Albert Bunjaku, para ndeshjeve të tetorit me Kroacinë e Ukrainën. Për Unionin, Zejnullahu u inkuadrua në minutën 77.