Lë futbollin, lojtari kosovar bëhet aktor

Klubet kosovare vazhdojnë të përballen me probleme financiare ndërkohë që shumë futbollistë merren edhe me profesione tjera.

Ka nga ata që e largohen nga futbolli, e ka të atillë që ndërrojnë profesione.

Rexhep Bërbatovci më parë është marr me futboll duke u aktivizuar për Prishtinën (grupmoshat e reja), Flamurtarin, Ulpianën dhe Arbrinë.

‘Rexha’ e ka lënë futbollin teksa ka venduar që t’ia nis aktrimit.

20638698_10210139875986508_8781633503233416241_n (1)

Ai i zbulon për Insporti.com arsyet se pse e shtynë ta marrë një vendim të tillë.

“Futbollin e kam pasion, por gjithmonë kam dashur që të bëhem edhe aktor. U largova nga futbolli për aktrim pasi që u dëshpërova nga futbolli për shkak të pagesave kur dihet se si kanë qenë më herët në Kosovë”, ka thënë Rexhep Bërbatovci.

Ai ka luajtur në filmat ‘Azem Galica’, Virus Extrem Contamination’, ‘Bodrumi’ që ende nuk i është bërë premiera si dhe serialin ‘Vendlindja Ime’.

“Si futbolli ashtu edhe aktrimi janë pjesë interesante me të cilat janë marr me shumë pasion. Gjithmonë e kam pasur pasion dajën tim, Halil Budakova”, shtoi Rexhep Bërbatovci.