Lazio në Champions, Interi mbetet jashtë?

Lazio ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim te Torino.

Skuadra nga Roma, ka mposhtur 0-1 në udhëtim skuadrën e Torinos, për të forcuar pozitën e katërt, pozitë e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ishte Milinkovic-Savic realizatori i vetëm në këtë fitore të Lazios, shkruan Lajmi.net.

Tani Lazio pas 35 ndeshjeve mbetet në vendin e katërt me 70 pikë, katër më shumë se Interi i vendit të pestë. Deri në përfundim të sezonit në Serie A kanë mbetur edhe tri xhiro