Lazio mposhtë kampionin, Strakosha ndalë Dybalan

Lazio ka triumfuar ndaj Juventusit në kuadër të javës së tetë në Serie A.

”Zonja e Vjetër” ka pësuar humbje në Juventus Stadium me rezultat, 1:2, humbje kjo e cila i lë ata mbrapa Napolit, skuadër e cila kryeson në tabelë, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DLs3FSpWAAc9TVk

Heroi i romakve ishte Ciro Immobile, i cili shënoi dy herë (’47,’54), teksa për vendasit shënoi Douglas Costa në minutën e 24-të.

Gjithashtu vlen të përmendet se argjentinasi, Paulo Dybala e humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, e cila u mohua nga Thoma Strakosha, gjë që i kushtoi me humbje skuadrës së tij.

Pas kësaj fitore të madhe, Lazio e Simone Inzaghit mbetet në vendin e tretë me 19 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Jose-Mourinho-866432

Ndërsa, Juventusi mbetet në vendin e dytë me po aq pikë të grumbulluara sa Lazio. /Gazeta Olle/

https://streamable.com/npprc