Laureatët 2015: Ky është futbollisti i vitit

Ashtu siç paralajmëroi sot “GazetaOlle.com”, Enis Alushi është zgjedhur futbollisti më i mirë në Kosovë, për vitin 2015.

Çmimi për Alushin ka qenë një befasi e madhe, pasi që pikërisht në 2015-ën ai nuk ka gëzuar formë të mirë në skuadrën e tij, duke munguar në shumë ndeshje.

Madje, ai e fitoi konkurrencën me Bernard Berishën, yllin kosovar që shkëlqeu në Ligën e Evropës dhe që u transferua në Anzhi të Rusisë. /Olle