Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Laura Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj.

Xhudistja jonë fitoi të bronztën në kampionatin botëror për junior (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg.
Garuesja jonë fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale.

Botërori i juniorëve shërben edhe për pikë Olimpike Tokio 2020.

Laura Fazliu në garë për të bronztën në Botërorin për juniorë