Latifi rrëfehet nga Hungaria, flet për formën, Kombëtaren, Skënderbeun dhe ndeshjet me Partizanin e Beogradit

Skënderbeu i Korçës edhe në këtë edicion po shkëlqen në Kategorinë Superiore Shqiptare, mirëpo po mungon diçka.

Skënderbeu i Korçës edhe në këtë edicion po paraqitet me dinjitet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, mirëpo po mungon diçka.

Po mungon ai futbollisti i cili i çonte peshë tifozët, stadiumet, mediat me golat, driblimet dhe magjinë e tij.

Fjala është për mesfushorin-sulmues nga Prishtina, Liridon Latifi.

Super-Latifi në këtë verë e bëri një hap të madh në karrierë duke u transferuar për shifrën e 1 milionë eurove të Pushkash Akademy në Hugari.

23-vjeçari i cili tashmë është bërë pjesë e pandashme e Kombëtares shqiptare, rrëfehet në një intervistë për GazetaOlle.com.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit, ka nisur shkëlqimin e tij në futbollin hungarez teksa në pjesë ndeshje ka shënuar një super-gol në Kupë derisa në ndeshjen e fundit luajti nga minuta e parë.

Latifi si fillim tregon për përshtatjen në futbollin hungarez. “Jam përshtatur shumë mirë. Më kanë pritur shumë mirë si stafi, trajnerët dhe lojtarët të cilët më kanë bërë të ndjehem shumë mirë”, thotë për GazetaOlle.com, Liridon Latifi.

Goli i parë dhe synimet

Tutje, Latifi foli edhe për golin e parë hungarez dhe formën e tij. “Për golin e parë jam shumë i lumtur dhe shpresoj se do të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola dhe të bëjë lojëra të mira sepse vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Në ndeshjen e fundit luajta si titullarë dhe bërë një paraqitje të mirë, por fati na mungoi duke e humbur ndeshjen”, potencoi Liridon Latifi.

‘Doni’ ndër të tjera na zbulon edhe synimet që ka me Pushkashin. “Synimet janë që të zëmë një vend në mesin e tre ekipeve më të mira në tabelë që na dërgon në garat evropiane, gjithashtu edhe fitimi i Kupës që siguron direkt Evropën”.

Kombëtarja

Shqipëria në dy ndeshjet e fundit eliminatore luajti ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë në udhëtim. Latifi ani pse në formë të lartë nuk fitoi minuta nga trajneri i ri Christian Panucci i cili nga mediat dhe analistët në Shqipëri, mori shumë kritika. Mirëpo, Latifi tregohet profesionist i vërtet. “Sigurisht se gjithmonë dua të luajë dhe ta jap maksimumin dhe ta ndihmojë skuadrën. Sa i përket aktinizmit, atë e di vetëm trajneri. Nëse ai e shikon të nevojshme, unë jam gati”, theksoi Liridoni.

Skënderbeu bën ligjin në Shqipëri, pikët në Evropë kanë rëndësi vetëm ndaj Partizanit të Beogradit

Në edicionin e kaluar ishte protagonist absulut në të gjitha ndeshjet me Skënderbeun derisa në tetë sfidat preliminare të Ligës së Evropës ishte lojtari kryesor në rrugën e Skënderbeut drejt fazës së grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Tetë ndeshje, katër gola, dy asiste. Ky ishte kontributi i Latifi në ndeshjet e Skënderbeut ndaj Sant Julias, Kairaty Almatys, Mlada Boleslavit dhe Dinamo Zagrebit.

“Skënderbeu si gjithmonë e bënë ligjin në ligën e Shqipërisë, janë ata të cilët bëjnë gjithçka mirë. Jam i sigurt se edhe këtë vit do ta bëjnë diferencën me ekipet e tjera. Në Ligën e Evropës pres vetëm lojëra të mirë, ndërsa rezultati do të jetë i rëndësishëm vetëm ndaj Partizanit të Beogradit. Shpresoj shumë ti mundim, shpresoj shumë të jem në stadium në ndeshjen që luhet në ‘Elbasan Arena'”, përfundoi Liridon Latifi. /Gazeta Olle/

Latifi

Latifi Latifi