Largohet falas (FOTO)

Dani Alves është i gatshëm të largohet nga Barcelona si futbollist i lirë duke u transferuar në Juventus.

Dani Alves mund të largohet nga Barcelona. Mbrojtësi i djathtë në kontratën e tij me gjigantin katalan ka të përfshirë një dëmshpërblim që i mundëson të largohet nga klubi si futbollist i lirë para datës 5 qershor.

Dhe, Juventus thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në Torino, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Alves është një prej futbollistëve titullarë në ekipin e trajnerit Luis Enrique.

Por, nga edicioni i ardhshëm ai mund të mos jetë më në Camp Nou.

1-382