Largim i madh dhe i papritur nga Feronikeli

Pas largimit të kryesisë, e cila u zëvendësua me një tjetër kryesi, nga Feronikeli është larguar edhe një tjetër individ i njohur dhe i rëndësishëm.

Fjala është për Ramiz Dërvishin, njeriun i cili qe shumë vite ishte pjesë e pandashme e Feronikelit.

Lajmin e kanë bërë të ditur burimet të besueshme të “Zërit” nga Drenasi, ku Feronikeli tashmë i ka nis stërvitjet me kryetrajnerin e ri, Ismet Munishi.

Dërvishi kryesisht ka qenë ndihmëstrajner, por ka punuar edhe si kryetrajner në Feronikel.

Image

Ai ka dhënë kontribut të madh në sukseset e viteve të fundit të Feronikelit.

Ende nuk dihen arsyet e ndarjes së Dërvishit me klubin e tij të zemrës.

Asnjëra nga palët ende nuk janë  deklaruar rreth situatës në mes tyre, por sqarimet pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

ramiz dervishi