Laporta kandidon për president të Barcelonës

Joan Laporta nëpërmjet një videoje në llogarinë e tij në You Tube njoftoi se do të paraqesë zyrtariht kandidaturën e tij për President të Barcelonës. Ish-numri një i klubit katalanas dha se synon ta drejtojë Barcelonën me principet e etapës së tij të parë parë si president.

“Përshëndetje të gjithë. Sikurse të gjithë e dinë, do të kandidoj për postin e presidentit të Barcelonës. E marr këtë iniciative që klubi të jetë i të gjithëve. Mund të them se ndihem më i përgatitur se kurrë për ta drejtuar Barcën, sepse kam më shumë eksperiencë dhe kam mësuar nga gabimet e mia si dhe do të ruaj principet e këtij klubi.”

Laporta shtoi më tej se e ka mbështetjen e gjerë të tifozëve për t’u ngjitur sërish në krye të klubit.

“Për shumë vite kam patur mbështetjen e tifozëve të Barelonës. Ky është një nga motivet që më shtyjnë të kandidoj. Tani është momenti i së vërtetës dhe tani më shumë se kurrë kam nevojë për mbështetje. Duhet të bëjmë një fushatë që klubi të jetë i të gjithëve. Rroftë Barca dhe Katalunja!.

Në orët në vazhdim, edhe presidenti aktual i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do të paraqesë kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale. Suksesi i trefishtë në fund të sezonit që sapo u mbyll i ka rritur kuotat e Bartomeut, pavarësisht skandaleve të shumta që kanë përfshirë klubin katalanas këto dy vitet e fundit.