Lamtumirë Shqipëri, De Biasi te një kombëtare e madhe

Gianni De Biasi vazhdon të mbetet në mesin e zëvendësuesve të mundshëm të Antonio Contes te Italia.

Trajneri aktual i Italisë, Antonio Conte, do të heqë dorë nga drejtimi i stolit të ‘Azzurëve’ pas Euro 2016. Ndër emrat e atyre që përfliten ta zëvendësojnë, figuron edhe ai i teknikut të kombëtares tonë, Gianni De Biasi.

E përditshmja “La Gazetta dello Sport” citon se strategu shqiptar është i gatshëm të lërë Shqipërinë për të marrë drejtimin e të kaltërve pas “Euro 2016”.

Gjithsesi De Biasi nuk është kandidati i vetëm pasi është një listë e gjatë duke filluar me Capellon, Donadonin, Rainerin, Lippin, Di Biagio, Cabrini dhe shumë të tjerë. Ngelet të shohim se kush do të marrë drejtimin e Italisë pas Europianit, transmeton Albeu.