Lamtumirë Krishtlindje, nesër rikthehet Premier Liga

Fundjava e zbehtë shkoi bashkë me festën e Krishtlindjeve, derisa që nga nesër rikthehet futbolli në top-pesë ligat evropiane.

Është Premierliga angleze ajo e cila nesër rikthehet me javën 18, shkruan Gazeta Olle.

Të hënën zhvillohen tetë ndeshje, shumica nga ora 16:00. Lideri i renditjes, Chelsea, pret Bournemouthin, Arsenali i bënë ‘konak’ West Bromit, derisa Sunderland është mysafir i Manchester Unitedit.

Interesant është edhe sfida Leicester – Everton. Manchester City mbyll të hënën e takimeve me Hull Cityn, ndeshje që nis nga ora 18:15.