Lallana i kënaqur me ecurin e skuadrës së tij

Futbollisti anglez i skuadrës së Liverpoolit, Adam Lallana, ka komentuar formën fantastike që është duke kaluar ekipi i tij.

Mesfushori anglez ka thënë se ky edicion është ndryshe duke pasur vetëm fjalë të mira për trajnerin gjerman Jurgen Klopp.

“Nëse e shikoni skuadrën tonë, ne kemi lojtarë dinamik, taktik, të shpejtë dhe të mençur. Liverpooli i ka të gjitha.

Në një ditë tjetër mund të ishte lehtësisht tre apo katër gola në të mirën tonë, por West Brom u mbrojt mirë dhe shënuan për të na vështirësuar gjërat.

Deri më tani nuk kam parë ndonjë ekip të dobët në Premierligë, kështu që ne duhet të vazhdojmë të punojë për të marrë rezultate pozitive”, deklaroi Lallana.

28-vjeçari këtë edicion në fanellën e të kuqeve është duke kaluar formë fantastike duke arritur që në nëntë ndeshje të shënoj tri gola