Lala dhe Baumann flasin për të ardhmen e Rashicës

Milot Rashica po kalon në formë fantastike te skuadra Werder Bremen.

Ylli i Kosovës po shkëlqen me gola dhe asistime si në Bundesligë ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë, shkruan Gazeta Olle.

E zërat për një largim të tij të mundshëm në janar tashmë janë shuar.

Këtë e kanë konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman dhe menaxheri i Rashicës, ish legjenda e kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala.

“Ndoshta janë të interesuar, por të them lamtumirë në dimër nuk bëhet fjalë”, ka thënë Lala për Kicker.

Kurse, drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann gjithashtu mohojë zërat për ndryshim të skuadrës nga Rashica në janar.

“Hapi tjetër do të vijë në një pikë. Por përfundimisht jo këtë dimër”, ka thënë Baumann.

Kujtojmë, Rashica në 8 ndeshje këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjera./GazetaOlle