Trajneri kampion merr drejtimin e Ballkanit

Ballkani i Suharekës ka gjetur menjëherë zëvendësimin e të larguarit, Sami Sermaxhaj.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se drejtimin e skuadrës do ta marrë Gani Sejdiu.

Trajneri i mirënjohur ka arritur marrëveshjen me kryesinë e Ballkanit, dhe zyrtarizimi i tij është çështje orësh.

Sejdiu është kampion me skuadrat e Trepçës dhe Feronikelit.

Ballkani të mërkurën luan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Feronikelit.