Lajmi i fundit: Shtyhet edhe ndeshja Juventus – Lyon

Pas ngjarjeve të fundit dhe testit pozitiv të Daniele Ruganit me koronavirus është shtyrë edhe dueli Juventus – Lyon.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet me 17 mars, shkruan Gazeta Olle.

Futbollistët e Juventusit, aktualisht janë në karantinë, duke bërë UEFA-në që të shtyj këtë takim.

Kurse për datën e re të ndeshjes, pritet të mësohet gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë, pak minuta më parë ishte pezulluar edhe ndeshja tjetër, Manchester City – Real Madrid.