LAJMI I FUNDIT: Shqipëri – Francë, zhvillohet në këtë këtë stadium

“Arena Kombëtare” si duket i ka kaluar testet e fundit në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në konkurrencën e femrave në Shqipëri.

Tashmë, UEFA në faqen e tyre zyrtare kanë publikuar se “Arena Kombëtare” do të jetë arena në të cilën do të zhvillohet ndeshja, Shqipëria – Franca, e paraparë të luhet me 17 nëntor, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë ndeshje ishte diskutuar mjaft shumë dhe kishte mbetur pezull deri në ditën e sotme vendi i saktë i zhvillimit.

Kujtojmë, tre ditë para duelit të lartë cekur, Shqipëria luan në “Elbasan Arena” ndaj Andorrës.