LAJMI I FUNDIT: Rahoveci pjesë e kualifikimeve në FIBA Euro Cup

KB Rahoveci do të jetë pjesë e kualifikimeve në FIBA Euro Cup.

Tashmë Rahoveci ka bërë të ditur edhe kundërshtarët e mundshëm në këtë garë, shkruan GazetaOlle.com.

Skuadrat e mundshme në short: Dinipro (Ukrainë), ZZ Leiden (Holandë), Karsiyaka (Turqi), Cluj Napoca (Rumani), dhe Kataj Basket (Finlandë).

Shorti i kësaj gare do të hidhet me 24 korrik, ndërsa ndeshjet e para kualifikuese zhvillohen me 18 shtator.

Kujtojmë se Prishtina ishte pjesë e kësaj gare edicionin e fundit dhe ishte në mesin e top16 skuadrave më të mira.

Fotografia e KB Rahoveci