Lajmi i fundit për kurdisjet në futbollin kosovar

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (e hënë, 15 prill) në hotel “Emerald”, në orën 9:30, do të mbahet seminari njëditor kundër kurdisjes së ndeshjeve.

Në këtë seminar krahas zyrtarëve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Prokurorisë së Shtetit, të Policisë dhe juristë.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga FFK në faqen zyrtare.

Ndryshe, përkundër seminareve të tilla, në futbollin kosovar nuk kanë munguar kurdisjet që nga paslufta.

Ndoshta FFK duhet të gjejë rrugë tjetër për të luftuar këtë fenomen negativ që është në mbarë botën.