Lajmi i fundit nga Feronikeli pas kthimit nga Mali i Zi

Feronikeli është rikthyer në Kosovë pasi qëndroi për nëntë ditë në qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, transmeton GazetaOlle.com.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e ka nisur tashmë fazën e stërvitjeve në Drenas, në fushën me bari sintetik.

“Feronikeli i rikthehet stërvitjeve në Kosovë
Pas kthimit nga udhëtimi në Mal të Zi, ku i zhvilluan stërvitjet për nëntë ditë, Feronikeli ka filluar fazën e stërvitjeve në Drenas, në fushën me bari sintetik.
Seanca stërvitore filloi në ora 13:00 dhe përfundoi në ora 14:30.
Gjatë kësaj kohe, stërvitja u përcoll me vrapim të lehtë dhe me ushtrime fizike e taktike”, shkruhet në faqen e Feronikelit në rrjetin social Facebook. /Gazeta Olle/

received_10156386819083641

received_10156386819338641

received_10156386819508641

received_10156386820078641

received_10156386820233641