Lajmi i fundit: Lille dhe ish-skuadra e Lorik Canës e kërkojnë Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova është bërë emër i nxehtë në merkaton evropiane.

Futbollisti kosovar që së fundmi luajti i huazuar te Baseli, ka rënë në radarin e disa skuadrave franceze, shkruan Gazeta Olle.

Sipas Footmercato.com, Lille dhe Olympique Marseielle janë dy klube nga Ligue 1 që po interesohen për super-driblerin Zhegrova.

Ky i fundit po cilësohet si ‘Messi kosovar’ nga ueb-faqja e famshme që merret me merkaton e futbollistëve. Ndryshe, edhe kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi, një ditë më parë e konfirmoi se Edoni po kërkohet nga disa klube.

Edon Zhegrova me fanellën e Kosovës

“Zhegrova është një tjetër emër i nxehtë, pasi e duan disa skuadra në Francë, së fundmi ka dhe një ekip në La Liga”, u shpreh Ademi.

Zhegrova për momentin është lojtar i Racing Genk. /Gazeta Olle/