LAJMI I FUNDIT: Futbolli në zi: Vdes trajneri i skuadrës kosovare

Ka ndërruar jetë trajneri Isa Breznica.

Tashmë i ndjeri ishte trajner i skuadrës së Ligës së Tretë në Kosovë, KF Rinia nga Fushë Kosova, përcjell Gazeta Olle.

Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e klubit të Rinisë në rrjetet sociale.

“Olle” shpreh ngushëllime të sinqerta, familjes së të ndjerit si dhe klubit të Rinisë për humbjen e tyre.