LAJMI I FUNDIT: Florent Hasani merr ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes

Florent Hasani është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja A e Kosovës.
Gazeta Olle mëson se mesfushori i Diosgyorit të Hungarisë, ka marrë dje (e hënë) ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes, për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Hasani gjatë këtij sezoni ka treguar formë të lartë, ndërsa në ndeshjet e fundit është shquar edhe me gola në elitën e futbollit hungarez.
Florenti deri më tani ishte pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës, ndërsa në futbollin kosovar ka luajtur me Vushtrrinë dhe Trepçën ’89.