LAJMI I FUNDIT: Cristiano Ronaldo pritet të dënohet rëndë pas këtij incidenti

Cristiano Ronaldo mund të dënohet keq pas ndeshjes së sotme ndaj Gironas.

Ylli i Real Madridit gjatë ndeshjes në ”Estadi Municipal” u pa duke e shtyer me dorë një futbollist kundërshtar, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Ronaldo së fundmi u shpallë futbollisti më i mirë i vitit, megjithatë ai sonte ishte i zhgënjyer me humbjen në Katalonjë.

Saktësisht, Ronaldo u pa duke e shtyer me dorë futbollistin, Pere Pons duke e rrëzuar për tokë.

DNUcS2mV4AAO5p3

Ronaldo ishte i pezulluar me pesë ndeshje në fillim të sezonit duke i humbur katër ndeshjet e para të La Ligas.

Një fakt që vlen të përmendet është se Real Madridi nuk e ka fituar kurrë La Ligan kur ka qenë tetë pikë prapa liderit, në këtë rast Barcelonës.

Skuadra e Zinedine Zidanes aktualisht renditet në vendin e tretë me tetë pikë larg Barcelonës.

Për ta parë incidentin e Cristiano Ronaldos, klikoni KËTU. /Gazeta Olle/

DNUjkYKX0AApdSC