LAJMI I FUNDIT: Bernard Challandes publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshje ndaj Çekisë dhe Anglisë

Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit.

Kosova pas disa dite do të luajë ndaj Çekisë dhe Anglisë dhe në rast se tregon rezultate pozitive do të fiton një biletë për në Euro2020, përcjellë Gazeta Olle.

” Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, dersa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”, thuhet në njoftimin e FFK-së.