Lajmi i fundit: Asnjë skuadër kosovare këtë vit në Ligën e Kampionëve

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 19.05.2020 ka shqyrtuar disa cështje aktuale në basketbollin kosovar, por edhe për situatën aktuale në sport dhe me gjerë gjatë pandemisë COVID-19, dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime.

Kështu, sipas vendimeve të marrura është edhe ai se asnjë skuadër kosovare nuk do të merr pjesë në kualifikime të Ligës së Kampionëve për këtë vit, përcjellë Gazeta OLLE.

Më poshtë të gjitha vendimet e marrura:

1. Për ndërprerjen dhe anulimin e garave në të gjitha ligat tjera seniore (Ligën e Parë të Meshkujve, Ligën e Parë të Femrave dhe Ligën e Dytë të Meshkujve);

2. Asnjë kategori të mos shpallë kampionë dhe mos akordojë tituj sportivë, por që renditja përfundimtare momentale në garat seniore te meshkujt të merret për bazë ekskluzivisht vetëm për përcaktimin e ngritjes apo rënies nga niveli i garimit, në bazë të Rregullores së Garave të FBK-s dhe Propozicioneve të Garave të për edicionin 2019-2020;

3. Për vazhdimin apo jo të edicionit 2019/20 tek ligat e kategorive të reja vendimi të merret pas rishqyrtimit të masave mbrojtëse nga pandemia nga autoritetet përgjegjëse të Republikës së Kosovës;

4. Pro projekt-propozimit për idenë e Ligës së Përbashkët, Kosovë-Shqipëri dhe për përbërjen e ekipit teknik të FBK-së;

5. Nuk do të delegojë asnjë skuadër në edicionin e ardhshëm të Basketball Champions League;

6. Skuadrat do të depozitojnë shumën 15,000.00 (pesëmbëdhjetë mijë) Euro në xhirollogari të FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare;