LAJMI I FUNDIT: Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U21 për ndeshje ndaj Kosovës

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshje ndaj Kosovës U21.

Selektori i U21 të Shqipërisë, Alban Bushi nga ora 11 sot ka publikuar listën që priten të jenë në ndeshje ndaj Dardanëve, shkruan Gazeta Olle.

Risi e këtij grumbullimi është emri i Qardakut të Bylisit nga Kategoria Superiore kurse është ftuar edhe sulmuesi i rrezikshëm, Armando Broja i Chelseat.

Shqipëri U21 – Kosova U21, zhvillohet me 15 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fotografia e FF Kosova - Fan Club

Kujtojmë se, Kosova U21 numëron 6 pikë pas tre takimeve kurse  Shqipëria U21 ka vetëm dy pikë në pesë takime të luajtura./GazetaOlle