LAJMI I FUNDIT: Akil Gjakova siguron medalje evropiane

Akil Gjakova ka siguruar medalje evropiane në Kampionatin Evropian të xhudos për U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudisti ynë në mënyrë maestrale mposhti në gjysmëfinale, Cornel Andries ,nga Moldavia, në kategorinë deri në 73 kg.
“Në finalen që pritet të zhvillohet pas orës 16:00, Akil Gjakova lufton me rusin, Saian Ondar. I urojmë fat dhe suksese Akilit në luftën për medaljen e artë”, shkruan KOK-ut në Facebook, raporton “GazetaOlle.com”.

Kujtojmë që dje, të artën e fitoi edhe Distria Krasniqi.

koku