Lajmi i ditës vjen nga Elseid Hysaj

Napoli i frikësohet një largimi të mundshëm të Elseid Hysajt, andaj edhe ka ndërmarrë masa paraprake për ta ‘blinduar’ mbrojtësin shqiptar.

Napoli pritet t’ia dyfishojë pagën Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar është shndërruar në objektiv të disa skuadrave evropiane pas paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë edicion, me Atletico Madridin ndër më të interesuarat.

Duke parë lëvizjet e shpeshta të Atleticos dhe për më tepër ato që priten pas Europianit, napolitanët janë duke menduar të blindojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Rinovim të kontratës dhe një pagë e dyfishuar për shqiptarin do të jetë ajo që drejtuesit e ekipit kanë menduar të ofrojnë sa më shpejt për Hysajn dhe agjentin e tij.

Nga transferimi te Napoli nga skuadra e Empolit shqiptari përfiton rreth 600 mijë euro neto në sezon për pesë vite kontratë që ka me skuadrën italiane, transmeton Panorama Sport.