Lajmi “bombë” nga Flamurtari, largohen trajneri dhe drejtori sportiv

Rrufe në qiell të pastër te Flamurtari. Teksa mendohej se klubi kishte nisur riorganizimin e ekipit, duke afruar edhe lojtarët e parë në merkato, vjen lajmi “bombë”.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta, se trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori i ri sportiv Artim Pollozani, kanë paraqitur pak minuta më parë dorëheqjen e parevokueshme.

Mësohet se shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.

gerd haxhiu

E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të vërë pagesën, por në Vlorë ka rezultuar si mashtrim i radhës.

Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip.