Lajmet e mira nuk ndalen për Milot Rashicën, kjo i ndodhi yllit të Kosovës

Milot Rashica është duke shkëlqyer në Werder Bremenin në Gjermani, shkruan Gazeta Olle.

Pasi shënoi ndaj Dortmundit, ai shënoi dy super gola kundër Augsburgut.

Paraqitjet e tij nuk kanë lënë pa u vërejtur.

“Kicker” dhe “Transfermarkt”, e kanë përzgjedhur futbollistin kosovar në 11-shen më të mirë të javës.

Rashica luajti 36 minuta në fitoren  e Werderit 4:0 dhe shënoi dy gola.