Lajme të reja për të ardhmen e Canës

Lorik Cana gjithmonë e më larg Lazios. Mbrojtësi i Kombëtares pritet të largohet dhe në garë janë shumë ekipe. Sipas gazetës “Corriere della Sera” 31-vjeçari mund të rikthehet edhe te Olpimpique Marseille ku ka kaluar disa vite të karrierës së tij duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Largimin e Lorik Canës e përforcon edhe zëvnedësuesin që është Florian Thauvin që luan pikërisht me skuadrën marsejeze. Vlera e tij është 10 milionë euro. Ndërsa për Lorikun ka patur edhe oferta të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari, raporton sportal.al.