Lajme të mira nga FFK-ja

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala.

Krerët e FFK-së e njohën misnitrin Shala për përpjekjet që FFK-ja po bën në ndërkombëtarizimin e futbollit dhe anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe në këtë drejtimin ministrin e njohën edhe për agjendën që kanë para vizitës dhe takimin që do të kenë në Nyon me zyrën ligjore në UEFA më 11 gusht për ta shqyrtuar hapat e mëtejmë për të tejkaluar pengesat ligjore për pranim të plotë në UEFA.

Duke qenë se pranimi në institucionet ndërkomëbtare kërkon edhe përmirësimin e infrastrukturës në stadiumet tona, drejtuesit e FFK-së e noftuan ministrin Shala, për gjendje aktuale të infrastuktuës me theks të veçantë për stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke i kërkuar minsitrin që të angazhohet rreth përmirësimit të gjendjes në këtë stadium aq më tepër kur në shtator priten edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Ministri Kujtim Shala shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të ndihmojë FFK-në në hapat e saj të metejmë si dhe do të bëjë çmos në përmirësimin e gjendejs në stadiume.