Lajme të këqija për Sadat Pajazitin

Krahas rezultateve jo edhe aq të mira në këtë edicion, Drita e Gjilanit së fundmi është përballur edhe me lëndime të futbollistëve. Trajneri i kësaj skuadre, Sadat Pajaziti njofton se portieri Artan Latifi, mbrojtësi Ard Limani dhe sulmuesi Alban Shillova, janë dëmtuar në ndeshjen e fundit me Hajvalinë. “Latifi, Shillova e Limani janë lënduar me Hajvalinë. Limani ka një dëmtim më të lehtë. Megjithatë, shpresoj se të tre këta futbollistë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës me Besën e Pejës”, ka thënë për Gazetaolle.com, trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti.