Lajme të këqija për Currin

Mbrojtësi i Tiranës, Debatik Curri, mund të jetë mungesa e madhe e trajnerit Gugash Magani për sfidën e rëndësishme ndaj Skënderbeut (të shtunën 19:00, direkt në “Supersport”).

Lojtari i Kombëtares nuk u stërvit dje, për shkak të një lëndimi në gju. Gjithsesi, sipas stafit mjekësor të 24 herë kampionëve, vlerësimi përfundimtar për të do të vendoset para ndeshjes me kryesuesit e Kategorisë Superiore. (sportal.al)