Lajm me rëndësi për Feronikelin

Feronikeli do të rikthehet në stërvitje ditën e nesër, raporton Gazetaolle.com.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Tovërlani një nga fazat përgatitore para nisjes së kampionatit do ta kryejë edhe në Antalia të Turqisë.

Feronikeli deri më tash është përforcuar me lojtarë si Yll Hoxha dhe Labinot Osmani teksa ka liruar Përparim Livorekën dhe Denis Troshupën. /Gazetaolle