LAJM I ZI: Ndërron jetë Fadil Vokrri

Lajm tronditës për futbollin kosovar. Ka ndërruar jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare.

Legjendës së futbollit kosovar i është përkeqësuar gjendja sot në një lokal të Prishtinës, për çka është dërguar me urgjencë në spital.

Gazeta Olle ka konfirmuar lajmin nga persona të afërt me të Vokrrit, por edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Gazeta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë miqëve e dashamirëve të futbollit.

LAMTUMIRË LEGJENDË.

vokrri