Lajm i rëndësishëm për gjyqtarët e Rajonit të Prishtinës

Komisioni për Gjyqtarë në kuadër të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës (LRFP), ka ftuar të gjithë referët e këtij regjioni për një takim të mërkurën nga ora 17:00 në sallën e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar kryetari, Xhafer Zeqiri.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohen disa tema, derisa pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët, pavarësisht kategorisë.