Lajm i rëndësishëm për Armando Sadikun

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është gjithnjë i bllokuar në Zurich dhe sot do të zbresë në fushë për ndeshjen hapëse të kampionatit, kundër Winterthurit.

Trajneri Uli Forte sqaron: “Për mua Sadiku luan, është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe do të jetë titullar. “Për momentin nuk kemi oferta zyrtare për të. Nëse vjen një ofertë që kënaq të gjithë, nuk do të bëhemi pengesë për të”, deklaroi Forte.