Lajm i papritur për Hysajn para ndeshjes kundër Milanit

Milan-Napoli është sfida që zhvillohet të martën në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Italisë.

Para kësaj ndeshje ka ardhur edhe një lajm i keq për Elseid Hysaj që nuk është grumbulluare fare, derisa arsyetimi është për shkak të lodhjes, shkruan Gazeta Olle.

Ai ka pasur shumë minuta me Carlo Ancelottin, derisa tashmë as nuk është ftuar.

Napoli: Meret, Ospina, Karnezis, Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Luperto, Ghoulam, Mario Rui; Diawara, Hamsik, Fabian, Allan, Zielinski, Ounas; Mertens, Insigne, Milik, Callejon, Gaetano.