Diplomojnë trajnerët kosovar

Kosovës do t’i shtohen trajnerët e shkolluar, kjo pasi që nesër do të mbahet ceremonia e trajnerëve që tashmë kanë diplomuar për Licencën B të UEFA-s.

“Nesër më 3 korrik në orën 9.00 në palestrën e sporteve “Katana” në Kastriot do të mbahet ceremonia e ndarjes së Diplomave për trajnerët të cilët me sukses kanë kryer trajnimin për trajnerë të Licencës “B” – UEFA, të organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB)”, thuhet në njfotimin e FFK-së.