Lajm i mirë për Lewandowskin

Sulmuesi i Bayern Munichut,Robert Lewandowski pritet të luajë kundër Barcelonës në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Robert Lewandowski pritet të luajë kundër Barcelonës në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për këtë është i sigurt zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge.

Sulmuesi polak u lëndua pas një përplasje me portierin e Borussia Dortmundit, Mitch Langerak në duelin e Kupës së Gjermanisë të martën, dhe ishte në rrezik që të mungoj për disa javë.

“Jam i sigurt. Ai do ta mbajë një maskë, dhe kjo do të mjaftojë që ai të luajë kundër Barcelonës”, ka deklaruar Rummeigge për B5 Aktuell.