Lajm i mirë për kampionin, i keq për Llapin

Kampioni në fuqi, Trepça ’89, ka marrë një lajm të mirë para takimit me liderin e renditjes, Llapi.

Atyre u është kthyer nga lëndimi sulmuesi i rryer, Fiton Hajdari.

Pikërisht ai pritet të jetë rreziku kryesor për Llapin, marrë parasysh formën jo të mirë të Otto Johnit.

Kujtojmë që Hajdari njeh mjaft mirë Llapit, tek të cilët ka luajtur për disa vite.

“Kthehet nga lëndimi Sulmuesi i spikatur Fiton Hajdari. Gjithëashtu shumë shpejt klubit ju bashkohen edhe dy alot Albert Peci dhe Milot Kamberaj. Juve simpatizues, ju garantojm rezultate pozitive”, ka shkruar 89-shi në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Takimi në fjalë luhet të mërkurën nga ora 15:30 në stadiumin “Riza Lushta”.

hajdari