Lajm i mirë për Idriz Vocën

Pas lajmit të keq vjen edhe i miri për Idriz Vocën.

Mesfushori i Kosovës pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të Luzernit të fituar 1:0 ndaj Xamaxit në udhëtim.

Pikërisht, Voca kishte shënuar golin e fitores në minutën 13, por që në të 25-tën ishte larguar nga loja, shkaku i lëndimit.

Mediat zvicerane kanë raportuar se lëndimi i tij nuk është serioz, shkruan Gazeta Olle.

Ai pritet të kthehet në fushë pas 10-14 ditësh.