Lajm i mirë nga Mitrovica – Vagliri e Albani po e marrin veten

Sekretari i Federatës së Hendbolllit të Kosovës Izet Gjinovci ka publikuar një foto nga vizita që kohë parë iu ka bërë dy hendbollistëve të Klubit tl Hendbollit Trepça, që dje pas një përplasje humbën ndjenjat dhe urgjentisht u transportuan në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku pas ekzaminimit u konsttauar se ata janë jashtë rrezikut pët jetë.

Më poshtë po transmetojmë të plotë publikimin e Gjinovcit rreth vizitës së hendbollistëve mitrovicas:

Ky është lajmi i mirë që mund ta japim sot, pasi vizituam dy hendbollistët e Trepçës, të shtrirë në spitalin në Prishtinë. Ata mbrëmë gjatë ndeshjes me Prishtinën patën një përplasje mes vete dhe pësuan lëndime të qafës dhe brinjëve.

Por të dy kanë kaluar më të keqen dhe shpejtë besojmë se do të kthehen në shtëpi. Gjatë vizitës u bindëm që trajtimi ndaj dy lojtarëve tanë është në nivelin e duhur dhe për këtë shprehim falënderime.

Vaglirit dhe Albanit u dëshiruam shërim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë në hendboll. Urojmë që ngjarje të tilla mos të kemi më.