LAJM I MADH: Zvicra fton super lojtarin e Kosovës, ai zgjedh vendlindjen

Zvicra vazhdon peshkimin e talentëve të Kosovës, por këtë herë nuk ka hasur në mendime të njëjta si tek lojtarët që po e veshin fanellën e tyre.

Talenti i Kosovës U21, Idriz Voca, është ftuar zyrtarisht nga Zvicra U21, por 20-vjeçari ka refuzuar ftesën.

Ai nuk ka pranuar të luajë me helvetikët, pasi ka dëgjuar zemrën për të përfaqësuar vendlindjen e tij, Kosovën.

voca 89

Lajmin e ka konfirmuar për “GazetaOlle.com” menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

“Është shumë e vërtetë. Ka marrë ftesë nga Zvicra U21 dhe e ka refuzuar. Lojtari do të vazhdojë ta vesh fanellën e Kosovës dhe për vendimin e tij lojtari duhet përgëzuar”, ka thënë Shala për “GazetaOlle.com”.

IMG_20180310_214229

Idrizi është mesfushor qendëror që luan titullar me Luzernin e Zvicrës.

Ai veshi fanellën e Kosovës U21 në ndeshjet kualifikuese të nëntorit. Bjondi ishte lojtari më i mirë i Kosovës në humbjen nga Izraeli në “Adem Jashari”.

kosovau211