Lajm i madh për shqiptarët: Xhaka, kapiten i përhershëm te Arsenali

Granit Xhaka do ta mbajë shiritin e kapitenit në çdo ndeshje që do të luajë me Arsenalin nga tani.

Mesfushori prishtinas është emëruar kapiten i përhershëm i londinezëve nga trajneri aktual, Unai Emery, shkruan BBC Sport, transmeton Gazeta Olle.

Gjerë tani, Xhaka ishte një nga pesë kapitenët e skuadrës së Arsenalit, mirëpo BBC Sport raporton se nga tani Graniti do të jetë kapiten i përhershëm i këtij klubi.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Xhakën i cili është kapiten edhe te skuadra përfaqësuese e Zvicrës. /Gazeta Olle/

Granit Xhaka duke mbajtur shiritin e kapitenit kundër Chelseat