Lajm i keq, Trepçës ’89 i lëndohet portieri, mungon ndaj Vikingurit (FOTO)

Një lajm shumë i keq vjen për Trepçën ’89, disa orë para ndeshjes historike me Vikingurin e Ishujve Faroe, në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

Është portieri Bledar Hajdini, që ka pësuar një lëndim në stërvitjen e djeshme.

Lajmin e keq e ka dhënë vetë portieri i Përfaqësueses së Kosovës.

trepqa89

“Shkaku i një lëndimi të pësuar gjatë ushtrimeve nuk mund të paraqitem në ndeshjen e sotme, skuadrës i uroj shumë sukses dhe shpresojmë në fitore”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Vendin e tij pritet ta zë, portieri me përvojë, Enis Manxholli.

bledar