Lajm i keq, aksidentohet ky futbollist (FOTO)

Futbollisti i Premierligës, Pape Souare, gjendet në spital pas një aksidenti me veturë që pësoi gjatë ditës së djeshme

Mbrojtësi i Crystal Palace është përfshirë në një aksident me veturë (Mercedes G63) në magjistralen 4 afër aeroporti ‘Heathrow’ në perëndim të Londrës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi anglez, të cilët kanë treguar se ai ka pësuar lëndime në kofshë dhe në nofull, përcjell Express.

“Klubi i Futbollit Crystal Palace e konfirmon me keqardhje se Pape …. ishte i përfshire dje në aksidentin me veturë, i cili më pas u dërgua ne Spital të Londrës”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Lojtari ka pësuar lëndime në kofshë dhe në nofull, i cili do të mbetet ende në spital për trajtim. Klubi po kujdeset që spitali t’i jap trajtimin maksimal dhe padyshim ne i urojmë atij shërim sa më të shpejtë. Në Shprehim mbështetje për familjen në këto momente të vështira”, shkruhet më tej në këtë komunikatë.

 

Image